Categories Lajme

Nën hetim 38-vjeçari në Pogradec, Dogji 3 dynym barishte e shkurre

Një 38-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka djegur 3 dynym barishte dhe shkurre në Pogradec. Teksa Shqipëria po has një problem me zjarret, ky person kreu këtë vepër penale me qëllim në fshatin Baçallëk të qytetit juglindor.

Nga ana tjetër 3 drejtues mjetesh janë arrestuar në Maliq, Pogradec dhe Devoll pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose pa targë.

NJOFTIMI NGA POLICIA Qarku Korçë , Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për shtetasin O. Y., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Baçallëk, Pogradec, ky shtetas ka djegur një sipërfaqe prej 3 (tre) dynymë barishte dhe shkurre.

Gjithashtu specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të tre shtetasve për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” konkretisht:

  1. P., 30 vjeç, banues në fshatin Shelegar, Sarandë, pasi në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”.
  2. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, pasi në kryqëzimin e fshatit Vërdovë, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip motor të markës “Yamaha” pa targë.
  3. V., 25 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, pasi në afërsi të fshatit Baban, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motor të markës “Sgybo” pa targë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME