Lajme

Nëna e re lind foshnjën dhe kthehet në shtëpi pas terapisë intensive, Manastirliu: Krenare për mjekët dhe infermierët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka publikuar lajmin e mirë, se një nënë e re nga Kukësi me COVID, e cila pavarësisht vështirësive dhe komplikacioneve ia doli mbanë të sjelli në jetë një foshnje të shëndetshme.

Manastirliu shkruan se kjo “fitore” është falë profesionalizmit të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe maternitetit “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të pamundurën që Besmira dhe vajza e saj e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi. “Krenare për mjekët dhe infermierët.”, shkruan ministrja e Shëndetësisë në fund.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: