Categories Lajme

Nga 6 gushti kufiri me Greqinë i hapur nga ora 06:00 deri në 22:00

Mbrëmja e 6 gushtit shënoi mbylljen e kufirit me Greqinë përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, si pjesë e masave të marra kundër përhapjes së COVID-19. Kufiri do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 06:00-22:00 dhe vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar në Pikën Kufitare të Kakavijës me qindra shtetas dhe makina.

Konkretisht 500 shtetas kanë hyrë në territorin e Shqipërisë dhe 400 kanë dalë deri tani përmes Kakavijës. Gjithashtu kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike 300 automjeteve dhe kanë dalë 250 automjete prej orës 06:00 ku nisi sërish lëvizja dhe u hap kufijtë. Në kufi është krijuar radhë mjetesh pasi pala greke punon me dy sportele, me ritme të ngadalta dhe të gjithë qytetarët që hyjnë u bëhet tamponi.

Aktualisht pala greke punon me një grup pune epidemiologësh për marrje të tamponin për COVID-19 dhe kjo ka shkaktuar edhe radhë në kufi. Rezultati i tamponi i dërgohet me postë në adresën që deklarojnë në kufi se ku do të qëndrojnë dhe kushdo që hyn pas 16 gushtit do të jetë i detyruar të karantinohet për 7 ditë.

Mbyllja e kufirit në Kakavijë në mbrëmje do të jetë në fuqi deri në një urdhër të dytë nga autoritete greke. Ndërkohë, kufijtë do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 06:00-22:00 ku do të lejohen të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME