Categories Lajme

Nga kafja e fundit te ekzekutimi, kush kërkoi eleminimin e miqve të Martinajt?

Siç është bërë tashmë traditë pas çdo atentati mafioz me viktima, edhe mbrëmjen e djeshme në Milot, Policia ka shoqëruar dhjetra persona që mund të kenë pasur dijeni për vrasjen e Klisman Preçit, dhe plagosjen e Ylli Ibrahimit.

Burime bëjnë me dije se numri i të shoqëruarve është i lartë, megjithatë ata janë liruar shpejt, për shkak se nuk janë persona të dyshuar, po vetëm njerëz që mund të kenë dijeni, apo kanë parë skenën, për shkak se janë banorë në zonë.

Sa i takon dinamikës së ngjarjes, makina e autorëve ka qendruar për rreth 10 minuta në afërsi të pallatit ku ndodhi ngjarja, në pritje të shënjestrave të tyre. Prençi dhe Ibrahimi ishin fqinj mes tyre, dhe lëviznin së bashku.

Sapo makina e shënjestrave të tyre është afruar për të hyrë në rrugicën e pallatit, ata kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës. Duke qenë se mjeti ka qenë i blinduar përpara, pasi viktima dhe i plagosuri iu kishin shpëtuar dy atentateve më herët, njëri prej autorëve është afruar te xhami dhe ka qëlluar në një distancë të afërt.

Përpara atentatit viktima dhe biznesmeni i plagosur kanë qenë në një lokal në qendër të Milotit, shumë pranë banesave të tyre, dhe duket se autorët i kanë mbajtur në vëzhgim, deri në kryerjen e atentatit.

Sa i takon makinës së përdorur nga autorët ajo ka qenë audi, dhe u gjet e djegur në një fshat të Krujës, disa minuta pas ngjarjes, ndërkohë që brenda saj u gjetën dhe armët kallashnikovë të shkrumbuara.

Autorët e kanë djegur mjetin në një parcelë të mbjellë me bimësi të lartë, në mënyrë që të linin pak gjurmë, dhe të kishin mundësi më pas për tu larguar prej aty.

Pavarësisht plumbave që mori në kraharor dhe këmbë, biznesmeni Ibrahimi është jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet të merret dhe dëshmia e tij për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes. Ibrahimi është mik me biznesmenin Vis Martinaj, kushëririn e të cilit, Brilantin, dhe dy shokët e tij, i ekzekutuan pak ditë më parë në mbikalimin e Fushë Krujës.

Vetë Martinaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas operacionit Plumbi i Artë, që konsiston në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Ky i fundit ka deklaruar se Martinaj kishte dhënë një shumë prej 1 milionë eurosh për eleminimin e Endrit Dokles, numrit 2 të bandës së Durrësit, i cili edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm sot shijon lirinë, shkruan faxnews.

Që pas masakrës së Bllokut, një sërë personash të afërt me Martinajn janë eleminuar, ndërkohë që policia është kthyer në një njësi që mbledh kufomat, dhe deklaron se ngre grupe hetimore për zbardhjen e ngjarjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME