Categories Lajme

“Nga nesër Shqipëria del nga zona e rrezikut”, ambasada Gjermane: Ka një njoftim

Ambasada Gjermane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se nisur nga situata epidemiologjike, prej ditës së nesërme, më 9 maj Shqipëria nuk do të kategorizohet si zonë risku.

Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tej të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm!

Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani të pamundura. Ndërkohë për udhëtarët nga Shqipëria ky vendim sjell lehtësira sa u përket formaliteteve të udhëtimit dhe duke nisur nga data 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Ndërsa për udhëtarët të cilët hyjnë në Gjermani në rrugë ajrore vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes).

Njoftimi i plotë: E rëndësishme: Ndryshim në vlerësimin e riskut prej Institutit Robert Koch për Shqipërinë

Nisur nga situata epidemiologjike pozitive Shqipëria që prej ditës së nesërme, 9 maj, nuk kategorizohet më si zonë rreziku për Covid-19.

Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit (https://www.rki.de/…/Neuartiges…/Risikogebiete_neu.html).

E rëndësishme: Ky zhvillim nuk ndryshon asgjë në kufizimet e hyrjes. Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tëj të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm!

Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani, të pamundura. Informacione të mëtejshme gjeni në faqen e internetit:

https://www.bmi.bund.de/…/coronav…/coronavirus-faqs.html

Për udhëtarët nga Shqipëria ky zhvillim sjell lehtësira vetëm përsa u përket formaliteteve të udhëtimit – duke nisur e shumta prej datës 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Por për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME