Categories Lajme

Nga njohja me shkuesi te divorci, 48-vjeçari në Tiranë rrëfen historinë

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia e Fatmir Lalës, 48-vjeçari i divorcuar, i cili bëri apel për të takuar dy fëmijët e mitur, të cilët sipas tij, mbahen peng nga ish-bashkëshortja.

Fatmir Lala: Unë jam njohur me bashkëshorten nëpërmjet shkuesit. Shkuesi ishte një punëtor që punonte te shtëpia ime në ndërtim. Ai duke u familjarizuar me familjen time më pohoi që a dëshiron të të njoh me një vajzë të mirë! Kështu ndodhi prezantimi midis nesh nëpërmjet familjarëve tanë, u takuam dhe ramë dakord që të njiheshim dhe të krijonim martesë me njëri-tjetrin. Pas martesës erdhën dy fëmijë në jetë që sot janë 13 dhe 5 vjeç.

Mirëpo para 5 vitesh martesa jonë nuk funksiononte, ajo nuk më pyeste për asgjë dhe unë krijoja probleme, pasi e pyesja dhe i kërkoja të më jepte shpjegim që pse vepronte kështu. Pasi kishin filluar problematikat unë një ditë i thashë që pse i ke hedhur kripë shumë gjellës, ajo shkoi dhe bëri kallëzim dhe kërkoi urdhër mbrojtje ndaj meje.

Unë u detyrova të qëndroj larg familjes, por erdhi dhe divorci dhe sot unë ndodhem rrugëve, fle në makinë se ajo më ka dëbuar nga banesa. Vajza e vogël nuk më njeh për baba, sepse kur jemi divorcuar ajo ishte e vogël shumë dhe sot fëmijët mbahen larg meje prej saj. Unë jam në rrugë, fle në makinë, nuk më lejon të hyj apo të jetoj në banesë, edhe pse unë e kam ndërtuar vet atë shtëpi. Kërkoj të takoj fëmijët dhe të kthehem të jetoj në banesën time.

Motra e Fatmirit: Unë e kam takuar nipin 13 vjeç rastësisht tek gjendja civile, aty ishte bashkë me nënën e vet. U afrova për t’i dhënë djalit një dhuratë, ato pak lekë që më ndodheshin. Mirëpo nëna e tërhoqi për dore dhe djali më tha “o halla mami nuk më lë ta takoj babin dhe nuk do asnjë”.

Vëllai im jeton rrugëve te ura e tabakëve e njeh gjithë zona aty. Ish-bashkëshortja e vëllait tim e ka gjetur atë shtëpi, nuk ka investuar asnjë lekë, ajo nuk ka të drejtë ta dëbojë vëllain nga shtëpia, sepse atë shtëpi e ka ndërtuar vëllai im. Ajo nuk ka pranuar të shkojmë ta takojmë as atë, as fëmijët, ne po shkuam atje hamë dajak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME