Categories Lajme

Nga shtatori i këtij viti, nxënësit e shkollave shtetërore mund t’i bëjnë detyrat e shtëpisë në klasë, pas mësimit

Duke nisur nga muaji shtator 2022, më shkolla publike të vendit do të aplikohet projekti “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë”.

Deri më sot në këtë projekt janë përfshirë 140 shkolla në të gjithë vendin. Në to janë formuar rreth 400 klasa mësimore dhe janë përfshirë mbi 7800 nxënës dhe 800 mësues.

Ndërkohë me fillimin e vitit të ri shkollor, këtë shtator është vendosur të përfshihen edhe 150 shkolla të tjera, njoftoi ministrja e Arsimit, Evis Kushi, raporton noa.al.

“Ky program ju ndihmon jo vetëm që të bëni detyrat e shtëpisë nën kujdesin dhe mbështetjen e mësuesve, por sjell më shumë përparim në dije dhe mbështet aftësitë tuaja shoqërore, fizike dhe intelektuale përmes pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme pas procesit mësimor”, thotë zonja Kushi.

Ministrja nuk publikoi listën e shkollave që futen në këtë projekt. Megjithatë noa.al mëson se prindërit duhet të bëjnë kërkesë pranë shkollës ku kanë fëmijët.

Kushi thotë se nxit prindërit që të kërkojnë mbështetje për fëmijët e tyre dhe të përfitojnë nga ky shërbim që ofrohet pa pagesë në shkollat publike pranë vendbanimit të tyre. /NOA.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME