Categories Lajme

Nga vajza e Astrit Patozit tek djali i Mero Bazes, kush janë personat që përfituan bursa shtetërore, gazetari: Ky është një superskandal

Pas denoncimit me emra të pedagogëve që marrin ryshfet nga studentët për vendosjen e një note më të mirë apo një note kaluese, studentët denoncuan me foto dhe emra, personat e lidhur me qeverinë që përfitojnë nga fondet e ekselencës.

Elona Leskaj, mbesa e Valentina Leskajt, Albion Baze, djali i Mero Bazes, Jonida Laçi, anëtare e FRESSH, Alba Patozi, vajza e Astrit Patozit, Teuta Turani, motra e Jonida Turanit, Sindi Lito, punonjëse në Ministrinë e Punës, Gersi Legisi, djali i Ndre Legisit, ishin emrat që publikuan studentët.

Për këtë gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Ministria e Arsimit duhet të publikojë të gjitha bursat që janë dhënë nga qeveria shqiptare për studime jashtë shtetit, perfituesit dhe shumat përkatëse.

Sipas tij ky është një superskandal pasi me lekët e taksapagusve të varfër këta kanë financuar shkollimin e fëmijeve të tyre dhe klienteve të tyre.

Postimi i plotë

Beni publike bursat e korrupsionit!
Lexova komentin e nje qytetari tek nje lajm i Syri.net, i cili kishte publikuar me numer protokolli shume bursa te dhena nga qeveria per studime jashte shtetit.

Behej fjale per shuma mbi 50 mije dollare dhe te gjithe perfituesit ishin femije te njerezve me pushtet ose njerezve me ndikim publik, politikane, gazetare, perfaqesues te shoqerise civile.

Ky eshte nje superskandal. Me leket e taksapaguesve te varfer keta kane financuar shkollimin e femijeve te tyre dhe klienteve te tyre. Kjo eshte e neveritshme.

Eshte elita qe kerkon te mbylle rrethin e levizshmerise sociale dhe te cimentoje pushtetin e vet. Keta u financojne shkolla te mira femijeve te tyre, me qellim qe edhe neser elita te jene femijet e tyre. Ndersa ai qe ka lindur i varfer dhe pa pushtet, pavaresisht se mund te jete talent do te vazhdoje te qendroje ashtu i varfer.

Pas ketyre informacione eshte e domsodoshme,qe Ministria e Arsimit te detyrohet te publikoje te gjitha bursat qe jane dhene nga qeveria shqiptare per studime jashte shtetit, perfituesit dhe shumat perkatese. Studente kerkojeni. Shtojeni si pike te panegociueshme.

Paralelisht kerkoni ngritjen e nje komisioni te pavarur nga qeveria, i cili te verifikoje nje per nje procedurat e te gjitha bursave te dhena dhe rastet qe konstatohen ne shkelje me ligjin, pervec referimit ne prokurori te kerkohet kthimi menjehere i parave mbrapsht ne buxhet.

Ky eshte populli me i varfer i Europes, nuk ka para te financoje shkollimin e atyre qe nuk e meritojne, pavaresisht emrit te babit apo mamit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME