Categories Lajme

Ngjarja në Shkodër/ Nipi në gjendje kritike në spital, dëshmia e dajës që e plagosi: Më ngacmonte gruan!

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku Zyhdi Shpejtimi qëlloi me thikë nipin e tij Bledar Trashani.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës në sallën e reanimacionit. Sipas mjekëve 44-vjeçari nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.Trashani ka marrë një plagë të rënda në bark, duke i dëmtuar disa organe dhe duke e detyruar t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë.

Ndërsa 78-vjeçari, daja i të plagosurit, mësohet se në momentin kur ka qëlluar me thikë nipin e tij ka qenë në gjendje të dehur.

Ai u arrestua menjëherë  nga blutë  e Shkodrës. Pas arrestimit Shpejti i ka  deklaruar se ka qëlluar nipin e tij pasi ka menduar se i ka ngacmuar nusen.

Nipi e ka sqaruar se ky pretendim është absurd, por daja nuk është bindur dhe në gjendje të dehur ka marrë një thikë në shtëpinë e tij dhe ka plagosur rëndë 44-vjeçarin Trashani.

Zyhdi Shpejtimi akzuohet për “vrasja e mbetur në tentativë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME