Categories Lajme

Ngjarje e rëndë në Itali/ Hidhet në lumë për t’i ikur policisë, mbytet emigranti 25-vjeçar

Duke u përpjekur që t’i ikte kontrollit të policisë, një 25-vjeçar maroken u hodh në lumin Brenta në Padova dhe u mbyt.

Ngjarja ka ndodhur më 9 janar, ndërsa trupi i pa jetë i të riut u arrit të gjendej ditën e sotme. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar në mënyrë përfundimtare nga autoritetet, por besohet se ai ka vdekur nga mbytja.

Gjithçka fillon në orën 16:00 të djeshme më 9 janar. Oficerët e policisë vërejnë disa të huaj që bisedojnë me njëri-tjetrin, pikërisht përgjatë rrugës që shkon paralelisht me bregun e lumit Brenta. Agjentët kontrollojnë dy personat, por njëri prej tyre, 25-vjeçari nuk i bindet, i kundërvihet me dhunë dhe plagos lehtë oficerin që tenton ta ndalojë. Për të shpëtuar, ai heq xhaketën dhe ikën drejt lumit dhe zhytet në ujë. Dy agjentët përpiqen ta bëjnë të heqë dorë, i bërtasin të ndalojë, por ai zhduket në ujërat e ftohta dhe të turbullta të Brenta.

Viktima është Oussama Benrebha, dhe la pas gruan dhe djalin e vogël. Djali nuk ka dashur të kontrollohet nga policia. Ajo që ai donte të fshihte në atë kontroll tani për tani mbetet padyshim një mister.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME