Lajme

Ngrica dhe temperatura nën zero, parashikimi i motit për sot

Kthjellimet mbeten prezente deri në mesditë në të gjthë territorin shqiptar,  ku më të dukshme janë paraqitur në zonat bregdetare. Ndërsa pasditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta shfaqen në zonat malore por pa rrezikuar shira.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veri-verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close