Categories Lajme

Ngrijnë bizneset, 3000 subjekte kanë kërkuar pezullim, 1000 të tjera mbyllje

Më shumë se 3000 biznese kanë kërkuar pezullim të aktivitetit gjatë periudhës së pandemisë. Të dhënat zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit thonë se 1000 biznese, kanë kërkuar mbylljen e përhershme.

Pezullimi i një sërë biznesesh gjatë periudhës së pandemisë, si masë e marrë për mospërhapjen e koronavirusit, ka sjellë dhe një boom aplikimesh për ngrirje të aktivitetit, për të shmangur detyrimet. Kanë qenë më shumë se 3000 biznese që kanë aplikuar për pezullim aktiviteti gjatë këtij viti, kryesisht në periudhën e shpërthimit të pandemisë.

Të dhënat zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit thonë se deri më tani janë miratuar rreth 2000 kërkesa për pezullim, ndërsa pjesa tjetër mbetet ende në pritje. Por të shumtë kanë qenë dhe ato biznese që kanë kërkuar mbyllje të aktivitetit, duke kapur shifrën e 1000 aplikimeve për çregjistrim.

Qendra Kombëtare e Biznesit thotë se kanë qenë personat fizik, ose të vetëpunësuarit që kryesojnë në listën e atyre që kanë kërkuar ndërprerje të përkohshme të biznesit. Ndër të tjera, QKB sqaron se për të aplikuar për pezullim të aktivitetit, kushti i paravendosur është mospasja e detyrimeve të pashlyera, pasi në të kundërt aplikimi nuk do të ishte funksional.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME