Categories Lajme

Nigeriani që punon në Shqipëri, tregon arsyen pse dëshiron të qëndroj në shqipëri

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, u diskutua deklarata e kryeministrit, Edi Rama, i cili tha se bizneset të afronin punëtorët e huaj në Shqipëri. Në një takim me një pronar masonerie në Shkodër, duke folur për mungesën e krahut të punës, Rama i tha pronarit: “Me këtë pagë që ke ti këtu i ke të sigurt punëtorët e huaj nga Bangladeshi, nga Afganistani dhe nga India”.

Në një lidhje direkte me emisionin ishte sot një nigerian i cili jeton dhe punon në Shqipëri. Cyprian Emesurum tha se fillimisht ka ardhur në Shqipëri për të parë vendin, e më pas ka qëndruar për të punuar. Edhe pse paga që ka këtu në vendin tonë është e njëjtë me atë që kishte në Nigeri, ai ka zgjedhur që të qëndrojë në Shqipëri pasi vlera e parasë është më e lartë këtu se në vendin e tij të lindjes.

Biseda mes moderatorëve, Erjona Rusi dhe Flori Gjini me Cyprian Emesurum: Cyprian: Jetoj në Shqipëri prej një viti e gjysmë Moderatorët: Ku punon?

Cyprian: Punoj në Vorë në një kompani Moderatorët: Sa paguhesh? Cyprian: 300 dollarë Moderatorët: A paguan qira? Cyprian: Jetoj në Vorë, e tani për tani nuk paguaj qira. Kemi arritur një marrëveshje me kompaninë

Moderatorët: Pse erdhe në Shqipëri si fillim? Cyprian: Për të udhëtuar, për të parë vendin, e më pas për të punuar. Moderatorët: Si është paga në Shqipëri dhe në Nigeri? Cyprian: Është e njëjta pagë Moderatorët: Pse nuk qëndron atje kur është e njëjta pagë? Çfarë ke këtu që nuk e gjen në Nigeri? Cyprian: Vlera e parasë në Shqipëri është më e madhe se sa ne Nigeri. Moderatorët: A dëshiron shoqëria apo të afërm tuaj që të vijnë këtu?

Cyprian: Duan që të vijnë. Moderatorët: A janë duke u përgatitur që të vijnë? Cyprian: Jo për momentin Moderatorët: Pse jo? Cyprian: Nuk është e lehtë që të gjejmë punë për shkak të gjuhës. Moderatorët: A ke hasur në diskriminim nga shqiptarët? Cyprian: Është 50 me 50. Habiten nga ngjyra e lëkurës dhe është reagimi i parë se çfarë bën ti në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME