Categories Lajme

Nis hetimi për rritjen e çmimeve nga depot e farmacitë

Detyrohen ndërmarrjet të rikthejnë çmimet maskave e alkoolit

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim për tregun e shitjes më shumicë dhe pakicë të materialeve para mjekësore.

Një ditë më parë Komisioni është mbledhur duke patur si shkak denoncimet e shumta të qytetarëve dhe mediave për rritjen e çmimeve të maskave, dezifektantëtëve dhe alkoolit.

Nga verifikimet e bëra në terren është konstatuar rritje e pajustifikuar e çmimeve si nga depot dhe nga farmacitë.

“Tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë dhe ka rritje të pajustifikuar të çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve”.

Në një tjetër vendim, Konkurrenca ka vendosur që të ndalojë abuzimin me çmimet nga ana e tregtarëve, ku nëse do të konstatohet rritje e pajustifikuar këto ndërmarrje do të gjobiten menjëherë me 10% të xhiros vjetore, ndërsa kërkon rikthimin e çmimeve të mëparshme.

“Me qëllim shmangien e abuzimit në zinxhirin e tregtimit, detyrohen të gjitha ndërmarrjet që veprojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore, të jenë transparent në vendosjen e çmimit të shitjes”. Hetimi do të shtrihet që nga Janari i këtij viti, deri në fund të muajit Maj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME