Categories Lajme

Nis në “Air Albania” vaksinimi i të moshuarve me Sputnik V (Foto)

Vetëm dy muaj pasi kryeministri Rama refuzoi Moskën për vaksinat ruse, sot ka filluar në Air Albania procesi i vaksinimit me vaksinën Sputnik V. Në stadium ditën e sotme janë paraqitur të moshuarit mbi moshën 80 vjeç dhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Më herët ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që pohoi se me 10  mijë dozat dhuratë nga Emiratet e Bashkuara do të shpërndahen për të moshuarit për këtë fashë moshe. Manastirliu: Me dozat që erdhën dje, që mbërritën  nga Emiratet e Bashkuara arabe  do të vijojmë vaksinimin e të moshuarve 80+, pra sa më shumë ta zgjerojmë fashën e të vaksinuarve.

Sasi prej 10 mijë dozash ruse anti-Covid, sipas kryeministrit Rama ishin dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë deri më tani janë rreth 50 mijë persona që janë vaksinuar me 1 ose 2 doza. Foto nga LSA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME