Categories Lajme

Nis puna në tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë/ Rama: Vepër e stërpremtuar në dekada, tetorin e ardhshëm ne hapim tunelin

Ka nisur puna për tunelin që do të lidhë aksin e ri Delvinë-Kardhiq, ku po punohet intensivisht për përfundimin brenda vitit të ardhshëm të krejt kësaj vepre të shumëpritur e të stërpremtuar për dekada me radhë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin sot në kantierin e ndërtimit të kësaj vepre, që duke realizuar një lidhje të bukur e të shpejtë mes Sarandës e Gjirokastrës, do t’i japë një hov të ri turizmit, ekonomisë, punësimit.

Duke folur mbi afatin e punimeve, Kryeministri Rama u shpreh se “është fantastik fakti që shtatorin ose tetorin e ardhshëm hapet tuneli. “Sipas kësaj, që të jemi të saktë që ta lëmë në arkiv, shtatorin-tetorin e ardhshëm ne hapim tunelin. Kjo është fantastike”, tha Rama.

Ndërsa ministrja Balluku informoi se “jemi në lotin 4 që bashkohet me hyrjen e tunelit të Skarficës, që është loti 7 në segmentin e rrugës Kardhiq-Delvinë, 33 km distancë”.

“Në këtë lot kanë ecur me 80% punimet fizike. Të gjitha lotet e tjera kanë ecuri të ndryshme. Lotet 1, 2 dhe 3 tashmë janë të përfunduara. Lotet 5 dhe 6, ashtu si dhe 4, kanë 80% ecuri fizike të punimeve, ndërkohë që ky është loti i 7, pra tuneli i Kardhiqit që ne sot pas firmosjes së kontratës do të nisim menjëherë nga puna. Kjo është pjesa hyrëse për të vazhduar më pas me hapjen e tunelit në ditët në vazhdim”, tha Balluku.

Ajo theksoi gjithashtu se loti 8, që është në pjesën që lidhet me Sarandën, është një lot i përfunduar ku ka disa ndërhyrje të skarpateve, të sinjalistës dhe detajet e tjera për përfundim”.

“Është padyshim një formacion i vështirë, siç ka qenë edhe pjesa e të gjitha punimeve që janë kryer në lotin 4, pasi kemi një zonë kodrinore dhe malore që kërkon impenjim shumë të madh. Megjithatë duke nisur që sot, koha dhe afati i kontratës janë 24 muaj, po si zakonisht ne do të mundohemi që ta realizojmë para afatit”, tha Balluku.

Ministrja mori garanci nga përfaqësuesi i kompanisë kontraktore “Gjoka” se punimet do të kryhen në 50% të afatit, pra vepra do të dorëzohet për 12 muaj dhe jo për 24 muaj.

“Mos të harrojmë që kemi edhe dimrin përpara, ku koha mund të jetë pak më e vështirë për të punuar. Ky është një aks shumë i rëndësishëm për ne, duke qenë se lidh gjithë pjesën e qarkut Gjirokastër me qarkun e Vlorës, sidomos Sarandën, duke ofruar një akses si për turizmin malor apo kulturor që ofron kjo zonë, po ashtu edhe për turizmin bregdetar që ofron pjesa tjetër e bregut”, tha Balluku.

Ministrja theksoi se “rruga ka një rëndësi të veçantë për të dyja këto qarqe që bazojnë një pjesë të mirë të rritjes ekonomike mbi shifrat e turizmit, ndaj edhe kërkesa për të ecur përpara edhe këtu është mjaft e rëndësishme për të rikuperuar edhe kohën që kemi humbur për shkak të procedurës së këtij tuneli”.

Nga pikëpamja gjeologjike, ministrja tha se projekti nuk ka shqetësim edhe pse eksperienca ka treguar që tunelet shpeshherë edhe kur kemi një studim të mirë gjeologjik sjellin të papritura.

“Siç kishim rastin e Murrizit që pavarësisht studimit që kemi pasur dhe kemi bërë gjatë gjithë kohës aty formacionet e shumta ujore krijojnë një problematikë të jashtëzakonshme me pllakata argjilore që në dukje duken shumë të forta e të qëndrueshme, por në kontakt me ujin krijojnë problematikë, që i kemi dhënë zgjidhje teknike tashmë”, tha ministrja.

Ndërkohë për këtë lot të rrugës për herë të parë ka ardhur një teknologji e re nga Turqia që mundëson një informacion të besueshëm gjeofizik deri në 500-600 metër. “Tashmë kemi kryer deri në 70% të hetimit gjeofizik dhe në një javë do të kemi rezultatet dhe pastaj do të finalizojmë lidhjen”, tha përfaqësuesi i kompanisë.

Gjithashtu, Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga kantieri Delvinë-Kardhiq ku punohet pa pushim.

“Nëpër kantierin e Delvinë-Kardhiqit, ku punohet pa pushim në një terren tejet të vështirë, por ku do t’u ofrohet nesër udhëtarëve një rrugëtim përmes një panorame mahnitëse”, shprehet Rama. /r.e/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME