Categories Lajme

Nis rindërtimi në Durrës (Video)

9 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, ka nisur riparimi i banesave pa dëmtime në strukturë. Janë mbi 10 mijë familje që do të përfitojnë nga grantet e rindërtimit, ku gati gjysma i kanë marrë fondet. Kryetarja në detyrë e bashkisë Durrës vizitoi disa prej objekteve. ”Kemi likuiduar rreth 6100 familje në qytetin e Durrësit me vlerë rreth 20 milionë dollarë.

Kemi miratuar në 10 ditëshin e parë të muajit gusht një dhe një listë tjetë ku aplikuan persona të tjerë në muajin korrik. Aata që kishin mbetur prapa, emigrantët apo persona të pamunudr të paraqiten pranë njësive në muajt janar dhe shkurt.”

Janë gjithsej 10,220 familje që kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit, për dëmet të klasifikuara si DS1-DS2-DS3, dhe deri tani janë likujduar rreth 6100 familje, të cilat me fondet e marra po kryejnë punimet në apartamentet e tyre. Paralelisht me riparim e dëmeve në banesa, bashkia thotë se ka nisur puna edhe për rregullimet në ambientet e përbashkëta të pallateve.

”Po bëjmë procedurëm, hapim garën për të përzgjedhur firmat që do bëjnë këto riparime. Të gjitha apartamentet që banorët po i rregullojnë vetë, duke u lidhur me këtë proces pune për riparimin e ambienteve të përbashkëta, objektet do të kthehen të banueshme dhe do jemi të gati të akomodojmë familjarët e të shkëpusim procesin e bonusit të qerasë.” Ndërsa në lidhje me procesin e rindëtimit, bashkia Durrës sqaron se deri tani është vendimi për ndërtimin e 32 objekteve të reja në të njëjtin vend. Në tetor pritet të nisë puna me tre pallatet e para.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME