Categories Lajme

Nis vjelja e gjobave për maskat në faturën e energjisë elektrike

Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ka nisur vjeljen e gjobave të para të vendosura për qytetarët që nuk kanë respektuar rregullin e mbajtjes së maskës si masë parandaluese për Covid-19. Në një intervistë për televizionin Klan, Elton Sevrani, administrator i kompanisë së Furnizuesit Universal me Energji, thotë se deri më sot janë arkëtuar penalitetet për 143 gjobat e para, ndërsa janë në total 1480 abonentë që janë identifikuar se kanë një kontratë me OSHEE-në dhe u ka shkuar gjoba te fatura e dritave. “Në Janar të 2021-shit dolën dhe faturat e para me këtë zë të përcaktuar në formatin e faturës së energjisë elektrike”. Në total policia ka ndëshkuar 65 mijë qytetarë, por 21 800  nuk rezultojnë të kenë një kontratë të lidhur me kompaninë OSHEE, çka ka detyruar shoqërinë t’i kthejë mbrapsht në polici këto të dhëna.

30 mijë gjoba të tjera ndodhen në proces verifikimi. Elton Sevrani sqaron se penaliteti vendoset në faturë vetëm kur identifikohet emri i shkelësit dhe jo i një anëtari të familjes. “Gjoba është individuale, pra i jepet vetëm personit, pra nuk ka lidhje me familjen. Ato gjoba që nuk korrespondojnë, ID-ja, të dhënat personale apo nuk ka kontratë për energjinë elektrike kthehen tek policia”. Të gjithë ata të cilët nuk do të paguajnë gjobën brenda 60 ditëve, do t’u ndërpritet furnizimi me energji. Deri tani pranë OSHEE-së nuk ka patur ankesa për vendosjen e penalitetit në faturë.

“Faturat e muajit Janar dhe Shkurt futen në listën e debitorëve që do të thotë do të shoqërohet edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike”. Procesi i vendosjes së gjobës në faturën e energjisë elektrike, vendim i miratuar që në Tetor 2020,  mori kohë për krijimin e formatit të ri të faturës, hedhjes së të dhënave në sistem dhe verifikimit të emrit të abonentit. OSHEE ka afat 1 vit për të vendosur gjobën në faturën e dritave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME