Lajme

Një grua rreth 40-vjeç është gjetur e pajetë brenda një makine

 Një grua rreth 40-vjeç është gjetur e pajetë brenda një makine të parkuar në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. Dyshohet se gruaja e cila është gjetur pa shenja dhune ka qenë endacake, dhe ende nuk është bërë identifikimi i saj.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet e nevojshme mbi rastin.

Njoftimi i policisë:   Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës. 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: