fbpx
Lajme

Një hebreje do përfaqësojë Kosovën në Izrael, kush është diplomatja Ines Demiri

Ines Demiri, diplomatja e njohur kosovare me orgjinë hebreje, është emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael. Lajmin e bëri të ditur vetë zv/konsullesha e Kosovës në Nju Jork, SHBA, përmes një njoftimi në faqen e saj në rrjetet sociale, të shkruar shqip, anglisht dhe hebraisht.

“E nderuar që jam emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael! Pres me padurim këtë sfidë të madhe që nënkupton edhe pasionin tim të madh për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izarelit“, shkruan Ines Demiri, vajza e Votim Demirit, kryetarit të Bashkësisë Hebreje të Kosovës.

Ines Demiri hyn kështu në historinë e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, si zyrtarja e parë e Kosovës e ngarkuar për të përgatitur njohjen zyrtare midis dy vendeve. Emërimi i saj vjen pas njohjes së Kosovës nga Izraeli, në marrëveshjen e dakordësuar dhe firmosur në SHBA në praninë e presidentit Trump, gjatë bisedimeve Hoti-Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë në fillim të muajit shtator.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button