Categories Lajme

“Një i afërm nga Puka që jeton jashtë”/ Zbulohet shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e tij

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të marrë në dorë dosjen hetimore të atentatit të Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi.

Sipas BW ka gjasa që të gjitha dosjet e rënda kriminale, ku përfshihet ngjarja e Milotit por edhe atentatit i trefishtë në Fushë-Krujë, të përfshihen në një të vetme nga SPAK, me qëllim për të mësuar se cilat janë kundërshtarët që duan ta eleminojnë të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj.

Kjo sipas gazetares vjen edhe pas denoncimit të xhaxhit të tij, Faik Martinaj, i cili ka ngritur dyshime se disa grupe të fuqishme kriminale janë kundërshtarë që duan të eleminojnë nipin e tij.

Sa i përket denoncimit të bërë nga xhaxhi i Martinaj, Prokuroria e Kubrinit e ka regjistruar procedimin penal si një rrëmbim të mundshëm personi dhe mësohet se një grup i posaçëm agjentësh me hetuesit më të mirë që ka Policia e Shtetit janë duke u marrë me çështjen.

Policia është duke kryer kërkime në zonat e Fushëkuqes, në Durrës dhe Vlorë ku mendohet se Ervis Martinaj kishte të njohur të tij dhe mendohet e strehonin.

Për herë të parë gazetarja Lala ka zbuluar se “personi që mendohet se ka informuar Faik Martinaj për humbjen e kontakteve me nipin e tij, ndodhet në Dubai dhe ndaj policia e ka të pamundur t’i marrë informacion për atë që ka ndodhur”.

Sa i përket kallëzimit të xhaxhit të 40-vjeçarit, ai thoshte në polici: “Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur ne kërkim nga Prokuroria e posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje (të martën) rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të”.

Ndërkohë, Ervis Martinaj është një personazh në kërkim nga SPAK, pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME