Categories Lajme

“Një jetë me ty, të pandarë”, Luljeta Bozo rrëfen lëkundjet e zemrës së saj për burrin

Luljeta Bozo, një nga inxhinieret më të mira në vendin tonë, e njohur për mendimet e saj të vyera pas tërmeteve që godasin vendin tonë, ditën e sotme ka ardhur me një rrëfim ndryshe në emisionin “Rudina”. Ndonëse e gjejmë të shprehet në shumë botime librash për eksperiencën e saj si inxhiniere, tanimë do ta gjejmë duke shpalosur jetën e saj dhe dashurinë me njeriun e zemrës në një libër të titulluar “Një jetë me ty, të pandarë”.

Ky libër i dedikohet atij, bashkëshortit të saj Todi Bozo, me të cilin jetoi për 55 vite, por e humbi para 3 vitesh. Në libër ajo shkruan për njohjen e saj me Todin, krijimin e familjes, lindjen e rritjen e fëmijëve, punën si pedagoge, kërkuese dhe studiuese, marrja e titujve shkencorë, botimi i librave universitarë, punët studimore dhe shumë të tjera.

Me pak fjalë ajo ka lënë një “testament” për të gjithë pasardhëesit e saj biologjikë dhe jo vetëm, kontributi i saj si inxhiniere dhe dijet që ajo ka ofruar për shumë breza me radhë do të mbeten referenca dhe për shumë të tjerë që do të pasojnë. Ndërsa është ftuar në një komunikim online nga Rudina Magjistari, Bozo ka folur pak për librin, ndërsa ka treguar se si është njohur me bashkëshortin e saj dhe si është shtuar dashuria e tyre ndër vite.

“Si nuk e mbaj mend, e mbaj mend që ç’ke me atë. Ka qenë një njohje komplet e rastësishme dhe në vitin 1963 në Mars në një darkë familjare tek miqtë tanë, atje e kam parë për herë të parë Todin dhe pastaj ishte një shkëndijë e brendshme, nuk mund ta shpjegoj sesi është që lindi që në atë moment dhe pastaj u rrit, u rrit, u forcua derisa ne pas 6 muajsh që ishim njohur u martuam dhe vazhduam gjithë jetën tonë të duhemi, të kujdesemi, të japim dhe të marrim për njëri-tjetrin.

Unë në përgjithësi nuk besoj në fat se them që fatin e bën vetë njeri me punën e tij, por në punën e martesës besoj shumë në fat dhe ndoshta ka qenë fati, nuk di ç’të them. Ka qenë një njohje e rastësishme dhe pas kësaj njohje filloi dashuria e cila u forcua dhe nuk rreshti kurrë së dhëni atë energjinë dhe lëngun magjik që e mban të gjallë një lidhje kaq të gjatë,” tha Luljeta Bozo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME