Categories Lajme

Një muaj në intubim në Janinë, ndërron jetë mjeku kardiolog

Pas një muaji i trajtuar në intubim në spitalin universitar në Janinë ka humbur betejën me covidin, në moshën 72 vjecare, mjeku kardiolog në spitalin e Sarandës, Irakli Thomai. Mjeku Irakli Thomai edhe pse kishte dalë në pension kishte pacientët e vet që kuroheshin prej tij.

“Sot eshte ndare nga jeta njeriu qe ka ndikuar me shume ne jeten time profesionale. Ai eshte njeriu qe me ushqeu dashurine per mjeksine dhe me beri te qarte sakrificat dhe stoicizmin qe kerkohet ne kete profesion. Une u bera anestezist, sepse doja shume te isha si Ai… Une jam i bindur qe Saranda humbi nje prej luftetareve te paepur ne luften per mbrojtjen e shendetit te tyre.

Mjekesia e ketij qyteti humbi nje prej gjenertoreve te mendimit shkencor. Nivica humbi nje prej bijeve te saj punetor dhe kembengules. Ai eshte nje shembull per koleget e rinje, reanimacioni i spitalit te qytetit tone, ka ne cdo grimce llaci,drrase dhe instalimi, doren dhe mendimin e tij. Aty do te gjejme shqetesimet dhe endrat, te cilat pa dashur, pa kuptuar dhe me insistim i ka percjell tek cdo koleg qe ai ka bashkepunuar.

Nga puna e tij eshte gdhendur me durim dhe pasion fytyra e infermjerimit te atij spitali. Po, shume gjera te cilat na pelqejne sot ne perkushtimin infermjeror ne ate spital,kane djersen, perkushtimin dhe korrektesine prefesionale qe e karrakterizonte ate njeri. Jam i hidheruar pa mase… Lamtumire o vella, mesues dhe koleg. U prefsh ne paqe Dr. Irakli Thomai”, shkruan miku i tij Apostol Vaso.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME