Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në zonën e njohur si Komuna e Parisit në kryeqytet, ku dyshohet se është ekzekutuar një person. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës “Kristal” dhe dyshohet se shënjestër ka qenë një person i cili ende nuk është identifikuar. Ende janë të panjohura shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se nuk janë dëgjuar krisma në vendin e ngjarjes nga personat që janë ndodhur aty, ndërkohë paraprakisht dyshohet që ekzekutimi të jetë kryer me silenciator. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur brenda një një makine, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën në kërkim të autorit/ëve. Lajm në përditësim…