Categories Lajme

“Një vend me shumë mrekulli”/ Ambasadorja Amerikane në NATO poston foto nga Shqipëria

Që Shqipëria ka vende shumë të bukura kjo është dëshmuar thuajse çdo ditë edhe nga personalitete të ndryshme botërore. Kështu sot, ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka postuar në llogarinë e saj në Twitter një fotografi të shkrepur në tokën e Shqipërisë. Fotografia shfaq disa ushtarë amerikanë që po bënin manovra në kuadër të operacioneve të NATO dhe qëndruan për disa ditë në vendin tonë. “Javën e kaluar regjimenti i 352-të për operacione speciale ka qenë duke mbajtur misione të rëndësishme trajnimi në qiejt e aleatit të NATO-s, Shqipërisë. Forcat tona ushtarake trajnohen krah për krah me aleatët në për të mprehur ndërveprimin dhe të mbetemi gjithnjë të gatshëm për të parandaluar e për t’u mbrojtur”, ka shkruar Kay Bailey Hutchison në Twitter.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME