Categories Bota, Lajme

Njerka e la pa ngrënë dhe e rrahu për vdekje, gjyshi i 6-vjeçarit: Ajo nuk meriton të shohë më dritë!

Gjyshi i Arthur Labinjo-Hughes mbrëmë tha se vrasësit e 6-vjeçarit nuk duhet të lirohen kurrë pasi Boris Johnson ishte gati të mbështeste një rishikim të d ënimit pasi Njerka Emma Tustin është dënuar me 29 vite burg dhe babai i vogëlushit Thomas Hughes 21 vite.

Peter tha se ishte “i tronditur se si punonjësit socialë kishin dështuar të ngrinin alarmin pasi gjashtë vjeçari ishte i uritur, i h elmuar dhe i r rahur për v dekje. Halcrow shtoi më tej se “Ata nuk duhet ta shohin më kurrë dritën e ditës. Asnjë dënim nuk mund të mjaftonte për këtë çift. “Unë kurrë nuk kam favorizuar dënimin me vdekje, sepse e di se gabimet mund të bëhen nga gjykatat, por sipas mendimit tim ata kanë humbur të drejtën e tyre për të jetuar.

“Kjo do t’i rëndojë taksapaguesit, por, pasi ne nuk kemi dënim me vdekje, ata nuk duhet të dalin kurrë nga burgu për sa kohë që jetojnë për një mizori dhe çnjerëzim të tillë. Dhe për 38 ditët e fundit jam ndjerë i sëmurë fizikisht teksa ndiqja në internet gjitha detajet e krimit mizor.

Unë nuk mendoj se do ta kapërcej ndonjëherë këtë”-u shpreh ai.

“Asgjë nuk mund ta kthejë atë, por nuk dua që asnjë fëmijë tjetër apo ndonjë familje tjetër ta ketë këtë përvojë përsëri. “Shumë fëmijë janë vrarë në mënyrë makabre dhe unë dua që Arturi ynë të jetë i fundit.” Ai ishte një djalë i qeshur e kaq i bukur. Unë i flisja me video-telefonatë dhe ai më thërriste baba. “Nuk mund të mos kujtoj buzëqeshjen e tij të mrekullueshme dhe ata sytë blu të shndritshëm gjatë bisedës sonë të fundit të vogël – ende më thyhet zemra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME