Categories Lajme

Njihuni me historinë e gardianes që këndon

Vera Picari në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tregoi për pasionin e saj për muzikën, punën si gardiane burgu por dhe sakrifiat e tjera që ka bërë për të mbajtur familjen e saj përfshirë dhe punën në ndërtim. Realizimi i ëndërrës së saj që ishte të këndonte në skena të mëdha.

Vera Picari: Kërcenim dhe këndonim kudo që shkonim. Gjithmonë mendoja kur do të vijë një ditë të realizohet ëndërra ime. Kur shkoja në koncerte gjithmonë shkoja me vëllezërit e mi se nuk më linin vetëm. Kur kam hipur për herë të parë në skenë mendova, po sikur të reaizohet një ditë kjo ëndërr. Prindërit e mi donin shumë, vëllezërit nuk donin. Nuk më linin të shkoja gjëkundi. Vera tregoi dhe për eksperiencën e saj si gardiane burgu dhe punën që ka bërë në ndërtim.

Vera Picari: Puna si gardiane burgu, nuk mund të jetë si punët e tjera. Në burg vetëm ta mendosh është një fjalë e rëndë. Ishte e sikletshme kur vinin njerëz, me kalimin e kohës ishte më ndryshe. Më pas e lash punën dhe ika në Itali. Kam punuar dhe në ndërtim. Kam punuar me ish burrin tim në ndërtim krah për krah. Ditën e parë e quaja dicka të vështirë. Prisja plakat, i çoja I merrja. Kur kam pasur problemet e mia personale kam ndezur muzikën dhe kam kënduar. Ajo tregon se ja pasur një ndryshim të madh në jetën e saj dhe për këtë i është falenderuese publikut.

Vera Picari: Unë jam një person tjetër. Sot më bën ndryshe realizimi I ëndërrave të mia. Ajo që kam bërë deri sot, unë vlerësoj veten time. Publiku më ka sjellë deri këtu. Falenderoj gjithë shqiptarët kudo që janë, janë fjalët e tyre që mua më çojnë përpara.   “Kemi plane shumë të mira. Kam një projekt të ri që shumë shpejt do të dalë.”, tregoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME