Categories Lajme

Nuk e futën në punë si mësuese, historia e bletërritëses shqiptare

Jehona Abdullahu Dabiqaj është një nga bletërritëset më të njohura në Deçan. Ajo ka mbaruar shkollën e lartë për mësuesi, por pamundësia bëri që t’i përkushtohej bletëve dhe të bëhej një mentore dhe për të tjerët.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Jehona tregoi si i lindi pasioni për bletët. Madje, ajo tha se vetëm sot nga ora 5 e mëngjesit e kanë pickuar plot 22 bletë. Mirëpo, Jehona i bëri thirrje vajzave që pavarësisht këtyre lëndimeve të vogla nuk duhet të dorëzohen.

“I them faleminderit Ministrisë së Arsimit në Deçan që nuk më mori në punë se me bletët marr më shumë para. Nuk i dihet mund ti kthehem mësuesisë një ditë, por tani jap mësim për të gjitha ato vajzat që duan të rrisin bletët.

I kam mbi 700 familje bletësh, një familje bletësh ka nga një mbretëreshë. Në familjen time ku jam rritur nuk kam pasur bletë, por gjyshi im po, edhe familja e burrit e ka traditë. 

Nga ora 5 e mëngjesit e deri tani më kanë pickuar 22 bletë. Kam uniformën po ne femrat pantallonat jo gjithmonë i zgjedhim të trasha.

Në fillim e kam pasur shumë të vështirë kur më pickonin bletët, tani jam bërë imune. I them çdo gruaje të mos frikësohet, por të vazhdojë”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME