Categories Lajme

“Nuk ka kapacitete për të trajtuar të sëmurët”, mjeku infektolog bën deklaratën e fortë: Mungojnë anesteziologët dhe…

Mjeku infektolog, Ilir Tolaj ka folur për situatën e koronavirusit në Kosovë duke thënë se shifra mesatare e të infektuarve është 35-55 vjeç. Në një intervistë për Fax News, u shpreh se ka një disfavor për trajtimin e pacientëve të sëmurë pasi mungojnë kapacitetet, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

“Si tek ne, ashtu edhe në botë kemi një shmangie të grupmoshave me Covid. Më herët ishin të moshuarit, ata të cilët kishin sëmundje kronike që sëmureshin më shumë dhe përfundonin me vdekje. Tani kemi një zhvendosje të këtyre grupmoshave në mosha më të reja. Sipas një analize sipërfaqësore të bërë në institucionet mjekësore të Kosovës, është një shifër 35-55 vjec që janë kryesisyht shumica e të hospitalizuarve dhe rasteve që kanë përfunduar me vdekje, por edhe sërish është e pritur nëse për një moment kemi një hapje jashtëzakonisht të madhe dhe kjo sëmundje po atakon të sëmurët dhe ata me sëmundje kronike, por në fakt ende nuk dihet cili është mekanizmi i vërtetë që shkakton crregullim në organizëm.

Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria kemi një anë të disfavorshme në trajtimin e të sëmurve. Mqs kapacitetet tona të të sëmurëve janë të kufizuara, kuadri mjekësor adekuat për të trajtuar gjendje serioze është gjithashtu i mangët dhe kjo nuk mund të kompensohet në këto muajt dhe javët e pandemisë”, tha Tolaj.

Mjeku shtoi se mungesa më e madhe është tek anesteziologët dhe specialistët e mjekësisë intensive që është e domosdoshme për këtor raste.

“Ne kemi disa spitale, të cilat kanë ndarë pjesë të caktuara vetëm për pacientët me Covid. Sa i përket kapaciteteve të shtretërve, por edhe të respiratorëe, mendoj që ende jemi brenda kapaciteteve të mjaftueshme për të trajtuar këtë numër të pacientëve, edhe pse një ditë më herët ishte shifër e madhe dhe kishim pacientë që kërkonin trajtim. Nëse u referohemi kapaciteteve hapësinore dhe teknike, ato ekzistojnë. Ajo që po mungon më së shumti në Kosovë janë kapacitetet njerëzore. Ne kemi një numër jashtëzakonisht të vogël të anesteziologëve dhe nuk kemi asnjë specialist të mjekësisë intensive që kërkohet për këto raste”, u shpreh Tolaj.(A.M/Faxweb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME