Categories Lajme

Nuk ka shtrëngim të mëtejshëm të masave, çfarë vendosi Komiteti i Ekspertëve

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të mos ketë një shtrëngim të masave për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Lajmi u bë i ditur nga drejtuesja e Komitetit Mira Rakacolli, e cila u shpreh se masat që kanë qenë në fuqi deri sot, do të vijojnë për një afat të pacaktuar, por nuk parashikohet një mbyllje e fundjava, siç ishte raportuar më herët nga burime të ndryshme.

Rakacolli: Komiteti i Ekspertëve bëri një analizë të thelluar në mbledhjen që u mbajt sot, masat do të vijojnë të jenë njësoj si ato të tre javëve që lamë pas, pasi në javën e fundit ka pasur një ulje të rasteve.  Ndalohen grumbullimet e më shumë se 10 personave, mbledhjet partiake, ceremonitë mortore jashtë familjes. Do të vijojë të jetë në fuqi ora policore pas 22 të mbrëmjes deri në 06 të mëngjesit.

Këto masa do të jenë në fuqi për një afat të pacaktuar dhe në rast se do të ketë një përkeqësim të situatës ato do të rishikohen. Sa i takon mënyrës sesi qytetarët shqiptarë do ti kalojnë festat, Rakacolli tha se është herët për të folur për këtë , pasi situata e Covidit është shumë dinamike. “Jemi akoma disa javë larg Krishtlindjeve, situata ndryshon në vazhdimësi. Fakti që ndalohen grumbullimet është pa afat, kështu që ne shpresojmë që masat të kenë më shumë efekt”, tha Rakacolli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME