Categories Lajme

Nuk ndalet Veliaj pasi i quajti protestuesit “shpellarë”, ja me kë i krahasoi ata sot

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë së ot në një organizim të Ministrisë së Mbrojtjes, nga ku foli edhe për projektin e Unazës së Madhe. Ai u shpreh se ky është një projekt që i duhet vendit, ndërsa hoqi paralele edhe me Kabulin, ku tha se ndërsa Shqipëria çon paqeruajtës atje, ata kanë unazë, ndërsa Kryeqyteti ynë nuk ka.

Më tej ai nuk ka ngurruar t’i krahasojë protestuesit me talebanët, ndërsa tha: “Ne në Tiranë diskutojmë të çojmë paqeruajtës në Kabul, dhe s’kemi unazë. Dhe ndërkohë kërkojmë të zgjidhim dhe të çlirohemi nga Kabuli brenda vetes, nuk flas për Kabulin si vend, flas për Kabulin si mentalitet. Se çfarë ndodh në Kabul, një minorancë mundohet t’i ushtrohet gjithë shumicës tjetër, thonë do ta bëjmë siç e kishim ne. Dhe quheshin talebanë”

Duke hequr këtë paralela, Veliaj u shpreh: “Civilizimi fitoi mbi talebanët, u tha jo, ju jeni një pakicë, po të doni votoni, sa vota të merrni, aq do shkoni në Parlament, por ju nuk keni të drejtë të vini autobomba dhe të hidhni në erë gjithë Kabulin, apo gjithë Afganistanin, sepse civilizimi, ku edhe ne bëjmë pjesë si paqeruajtës, nuk e lejon këtë. Atëherë do të duam të zgjidhim edhe Kabulin që ne kemi në kokë. Dikush që ka zaptuar, nuk e mban dot peng qytetin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME