Categories Lajme

“Nuk ushqehen familjet tona me Kodin Elektoral”

Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e dytë të grevës së urisë, ndërkohë që kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për marrjen e pagave. Bëhet me dije se momentalisht janë futur në grevë urie 10 naftëtarë, të cilët tashmë shprehen se i kanë të qarta kërkesat e tyre. “Mundësia jonë e vetme është vetëm greva e urisë. Këtu është një brez që kërkon ligje. Kjo është një grevë urie ekonomike. E gjithë jeta është lidhur me rafinerinë e naftës. Ne jemi shumë të qartë me kërkesën tonë. Artikulimi ynë është i qartë. Nuk ushqehen familjet tona me Kodin Elektoral, që po e bëjnë vetëm për të mbajtur pushtetin e vet. Nëse vendimi i gjyqit nuk zbatohet në Shqipëri kujt do ti drejtohemi ne.

Me grevën e urisë ka ndodhur dhe një keqkuptim sikur ne e toleruam. Ne ulëm kërkesat tona, por ishin të qarta të merrnim tre paga dhe të fillonte puna. Në pandemi nafta ra, ne kemi pranuar në rrugë ligjore që dhe ne të ushqehemi.”- thanë naftëtarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME