Categories Lajme

Nuk zhvilluan dot mësim online, nxënësit rikthehen në klasë pas mbylljes nga pandemia

Ditën e sotme do të vijojë mësimi pjesërisht në disa shkolla, për disa nxënës të cilët nuk kanë zhvilluar mësim online, që pas mbylljes si pasojë e Covid-19. Mësimi do të zhvillohet për nxënësit e klasave nga 1-5 që nuk kanë pasur akses në mësimin online, ndërkohë që shkolla ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit. Fax News ka bërë mëngjesin e sotëm një vëzhgim në një shkollë në kryeqytet dhe qytete të tjera të Shqipërisë, ku fëmijët janë paraqitur me maska, ndërkohë që mësuesit i udhëzojnë që të mbajnë distancën sociale.

Berat – Gazetarja Mimoza Sinanaj raporton se janë katër shkolla që do zhvillojnë sot orë mësimore, tre brenda në qytet dhe njëra ne njësinë administrative Roshnik.

Divjakë – Gazetarja Marsela Topi raporton se 4019 nxënës rikthehen në shkolla në bashkinë e Divjakës duke respektuar masat anticovid, ndërkohë që 304 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Elbasan – Gazetarja Entela Duka bën me dije se 1373 nxënës ne Elbasan nuk kanë patur mundësi të ndjekin mësimin online gjatë periudhës së pandemisë ndaj sot janë kthyer në shkollë.

Kukës – Sot ka filluar mësimi në 9 shkolla të ndryshme në njësi administrative të Kukësit, të cilët kanë mbetur mbrapa për shkak të mungesës së internetit gjatë pandemisë, raporton gazetari Emal Hallaci.

Vlorë – Gazetarja Afrovita Hysaj raporton se në Bashkinë e Vlorës dhe Himarës fillojnë sot mësimin vetëm 76 fëmijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME