Categories Lajme

“O matuf”/ Motra sherr më vëllain: Ke tre kartela mjekësore, je për në psikiatri. Budalla, nëna të la si…

Lumturia dhe Nazmiu janë motër e vëlla të cilët kanë një konflikt me vëllain tjetër, Kujtimin. Nazmiu tregon se është arrestuar për shkak se ka transportuar me makinë dy sirianë dhe e burgosën në Gjirokastër. Asokohe, sapo i kishte ndërruar jetë djali 22-vjeçar dhe i kërkon ndihmë vëllait për pagesën  e garancisë, me vlerë 10 milionë Lekë.

Ai i beson një prokurë për të marrë kredi me tapinë e shtëpisë, por pa e ditur, Kujtimi i kishte dhënë për të firmosur një akt dhurimi shtëpie dhe nuk e nxori nga burgu, por e la të shlyente dënimin 6-mujor.

Tani, Nazmiu kërkon shtëpinë e tij, ndërsa Kujtimi ka thënë se pas vdekjes së babait të tyre ka mbetur një shuam prej 160  mijë Eurosh, që ai pretendon se i kanë marrë vëllezërit dhe motrat e tjerë. Ndaj, ai pretendon të mbajë shtëpinë peng derisa të marrë këto para.

Lumturia nuk kërkon para nga vëllai i saj, për të cilat ajo thotë se ia ka lënë nëna dhe ai i meriton, por  kërkon të dijë se çfarë i takon nga pasuria e të atit.

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, Lumturia shpjegon disa detaje për marrëdhënien e saj me Nazmiun, vëllai që ndodhet përballë saj. Ajo përfshin edhe marrëdhënien që kanë me vëllain tjetër, Kujtimin, i cili i ka marrë shtëpinë Nazmiut. E indinjuar, Lumturia thekson se ajo dhe Nazmiu nuk flasin prej kohësh ndonëse dikur kanë pasur raporte të afërta.

Lumturi: Dëgjo, mamaja ime ishte kararsëzkë e madhe që nuk e donim as ne që ishim çupat.

Eni Çobani: Nuk e doje mamanë?  Pse?

Lumturi: Për huqet që kishte, ai i bëri hyzmet.

Eni Çobani: Ah, i ka marrë lekët?

Lumturi: Ia dha nëna e tij moj.

Eni Çobani: I kam me testament.

Lumturi: Ia dha nëna e tij, ai t’i ketë hallall.

Eni Çobani: Po juve pse ju përjashtoi nëna Lumturi?

Lumturi: Neve s’na dha asnjë gjë.

Eni Çobani: Pse?

Lumturi: S’deshi. Unë s’kam debat lekësh me këtë, dua pjesën e babait, dua ku më ka vënë këmbët babai im që më ka vdekur.

Eni Çobani: Babai i parë, nga burri i parë i nënës?

Lumturi: Jam vajza e madhe, jam e para e shtëpisë. Ai lekët t’i hajë, t’i bëjnë mirë. Ai i qëndroi në huqe.

Nazmiu konfirmon se ai u kujdes për disa vite për nënën e tij, e cila ka lënë një testament prej të cilit ai ka përfituar para.

Lumturi: T’i hash gëzuar! O budalla! Ty ajo të la si pasha, po do shkoje do merrje sirianë ti re! O matuf! Budalla! Ty të la si pasha ajo!

Lumturi: Kujtim Veseli dhe Tatjana Veseli, këto verifikohen në degën e Durrësit, siç kanë bërë dy vila këta që ia bëri ai qyqi, i bëri njerku të dy me vila dhe i ka pa legalizuar nga ky.  Më thotë mua ky “le të vazhdojë shtëpia, do ta marrë Kujtimi atë shtëpi. Unë do marr shtëpinë që po bën ai për vete se shtëpia e këtij është më e mirë”, se ai e bëri si për vete. E bëri me shtëpi ky matufi se ky është budalla. Ky ka tre kartela për i çmendur, një kartelë se është rritur keq, një kartelë që i vdiq djali dy, një që i mori shtëpinë ai tre, ky është bërë budalla, është për në psikiatri, ta them unë. Ky s’ka ç’i do shtëpitë, t’ia lërë kalamajve se ky është i çmendur. Mua më ka pasur motër personale dhe unë s’flas me të me gojë më.

Nazmi: Shko merrja vëllait pra se i ka vëllai jot.

Lumturi: Unë e kam pasur vëlla personal këtë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME