Categories Lajme

OFL shënjestron 4 persona

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 4 personave nga Korca, të dènuar për drògë dhe grabitje. Ata janë identifikuar si Arshin Pilinci, Ilir Hamzallari, Orlind Pilinci dhe Marjus Lako, emrat e të cilëve nuk janë të panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ilir Hamzallari është një nga të rinjtë që grabiti një prej biznesmenëve më me pozitë në qytetin e Korcës më 19 dhjetor të vitit 2016. Arshin Pilinçi dhe Orlind Pilinçi (vellezer) janë djemtë e ish- kryetarit të fshatit Podgorie, Arben Pilinci.

Ndërsa Marjus Lako, banues në Korçë, dènuar për veprën pènale “Prodhimi dhe shitja e nárkòtikëve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë: Vijon pa ndërprerë Òpèracioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dènuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  1. H., banues në Korçë, i dènuar për veprën pènale “Vjèdhja me dhùnë”, kryer në bashkëpunim; A. P., banues në Korçë, i dènuar për veprën pènale “Prodhimi dhe shitja e nárkòtikëve”; O. P., banues në Korçë, i dènuar për veprën pènale “Prodhimi dhe shitja e nárkòtikëve”; M. L., banues në Korçë, i dènuar për veprën pènale “Prodhimi dhe shitja e nárkòtikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sèkuèstrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe òpèracionet ekzekutive që do të kryejë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME