Categories Lajme

Omicron përhapet me shpejtësi, kombet europiane rikthejnë kufizimet për festa

Në një kohë që varianti i ri i COVID “Omicron” vazhdon të përhapet me shpejtësi, liderët europianë po rivendosin kufizimet anti-COVID. Kombet, përfshirë Gjermanin dhe Portugalinë, kanë njoftuar kufizime pas Krishtlindjeve dhe masa të mëdha për distancimin social. BBC shkruan se, Omicron është tashmë varianti më dominues në shumë vende europiane dhe rritja e rasteve mund t’i çojë sistemet shëndetësore në kolaps.

Të paktën kështu ka paralajmëruar zyrtari i lartë i OBSH-së në Europë, Hans Kluge. Kluge ka thënë se një tjetër “stuhi” po vinte dhe qeveritë duhet të përgatiten për një rritje të konsiderueshme të rasteve. Gjermania njoftoi se duke filluar nga 28 dhjetori nuk do të lejohen grumbullimi i më shumë se 10 vetave dhe se klubet e natës do të mbyllen. Ndeshjet e futbollit, nga ajo datë, do të luhen pa tifozë.

Ndërkohë Portugalia ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe klubeve të natës nga 26 dhjetori. Sakaq duke filluar nga 9 janari të gjithë do të punojnë nga shtëpia.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson ka përjashtuar çdo kufizim të ri për Anglinë përpara Krishtlindjeve, por Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë njoftuar të gjitha kufizime.

Në Suedi, baret, kafenetë dhe restorantet do të mund t’u shërbejnë klientëve të ulur vetëm nga e mërkura, dhe njerëzve iu është kërkuar të punojnë nga shtëpia, nëse është e mundur.

Holanda ka sjellë tashmë kufizime më të forta, duke njoftuar një bllokim të rreptë të hënën, por korrespondenti i BBC Europe Nick Beake thotë se liderët e tjerë evropianë duan të shtyjnë kontrolle më të forta deri pas periudhës festive nëse është e mundur. Evropa ka parë tashmë më shumë se 89 milionë raste dhe 1.5 milionë vdekje të shkaktuara nga Covid-in, sipas shifrave më të fundit të BE-së. /abcnews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME