Categories Lajme

ONE Telecommunications mbështet teknologjinë dhe inovacionin

ONE Telecommunications është gjithmonë një partner i rëndësishëm në eventet teknologjike, ndaj këtë herë nuk mungoi në “ThinkTech”, forumin inovativ dedikuar risive teknologjike dhe mundësive që u ofrohen të rinjve në këtë sektor.

Në këtë forum, mori pjesë znj. Ralitsa Guri, Kryetare e Bordit Drejtues të One
Telecommunications, e cila foli për rëndësinë e lundrimit në një rrjet të sigurt. Interneti është burimi më i madh i informacionit dhe komunikimit, por si i tillë është i mbushur me kërcënime të vazhdueshme për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

“Përdorimi i rrjetit është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Transferimi i vazhdueshëm i të dhënave na ekspozon gjithmonë ndaj rrezikut. Vetëm vitin e shkuar teknologjia na ka mundësuar të bllokojmë 16,000 sulme të rrezikshme. Teknologjia ka rreziqet e saj, por na jep edhe zgjidhjet për tu mbrojtur. One është kompania e parë që ka përqafuar iniciativën “Clean Network”, e cila synon të mbrojë të dhënat e përdoruesve. Për të pasur një rrjet të shpejtë dhe të sigurt kushton shumë, por është detyra jonë për ta garantuar këtë.” u shpreh znj. Guri gjatë forumit “ThinkTech”.

Në rrugëtimin 1-vjeçar, ONE solli ndryshimin e duhur në teknologji, duke përmirësuar rrjetin dhe duke e shtrirë atë në të gjithë territorin e vendit, për të ofruar një shërbim më të mirë, pa prekur të ardhurat e abonentëve. Për këtë arsye One Telecommunications është certifikuar si “Best in Test” nga lideri ndërkombëtar i testimeve Umlaut.

Prioriteti i One mbetet ndërlidhja e njerëzve dhe komunikimi i vazhdueshëm. Për ta mbajtur këtë lidhje të pandërprerë, ONE ka investuar në rrjetin më të mirë duke u përmirësuar për të arritur tek çdo klient. Modernizimi i rrjetit në teknologjinë Ericsson dha mundësinë që të gjenerohen produkte shumë novatore, siç janë internet më i mirë për shtëpinë, telefona të mençur me pagesa të ulëta mujore, etj.

Qasja inovative e One ka mundësuar ofrimin e produkteve të personalizuara për grupmoshat e klientëve. Ndaj me paketat e reja Ultra Unlimitet, abonentëve u është dhënë mundësia për të mos i ndalur asnjëherë telefonatat, mesazhet, dhe të jenë gjithmonë online.

Një ekip i dedikuar dhe vizionar, i përbërë nga 60% vajza dhe gra, ka bërë të mundur që teknologjia të mbërrijë kudo. Shërbimi në dyqanet e One përmirësohet çdo ditë, duke trajnuar vazhdimisht stafin e shitjeve si dhe duke rimodeluar 90% të dyqaneve në funksion të eksperiencës më të mirë të klientit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME