Categories Lajme

Operacioni “Covid Time” vë në pranga 2 farmacistët

Dy farmacistë janë arrestuar nga policia e Tiranës, si pasojë e kontrabandimit të ilaçeve të cilat raportohet të jenë pa pulla fiskale. Në pranga kanë rënë shtetasit: – J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe, të dy me profesionin farmacist. Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Covid Time”.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Covid Time”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen një sasi ilaçesh të dyshuara kontrabandë, pa pullë fiskale.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Covid Time”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’’, shtetasit: – J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe, të dy me profesionin farmacist.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin në të cilin ndodheshin këta dy shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME