Categories Lajme

Operacioni “Fshesa” në Greqi, 129 emigrantë kapen mat nga policia helene

Greqia ka nisur operacionet special “Fshesa” për kapjen e emigrantëve të paligjshëm. Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një operacion i gjerë policor në një lagje të Athinës në Rrugën Agiou Konstandinou në Omonoia, për kapjen e emigrantëve ilegale në shtetin helen.

“Po intensifikojmë operacionet speciale të policisë me pjesëmarrjen e të gjitha njësive të policisë greke , si në qendër ashtu edhe në lagjet e Athinës dhe Selanikut.

Synimi ynë është të luftojmë emigracionin e paligjshëm, trafikimin dhe, natyrisht, drogën. Kjo është mënyra për të rritur në mënyrë të qëndrueshme ndjenjën e sigurisë te qytetarët”, tha ministri grek i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakou.

Në operacion u përfshinë 147 oficerë policie nga Shërbime të ndryshme (Drejtoria e të Huajve të Atikës, Drejtoria e Policisë Athinë/Nëndrejtoria e Patrullave, Drejtoria e Sigurisë së Atikës/OPKE, DRASI, Drejtoria e Veprimit të Menjëhershëm Atikë, Drejtoria e Trafikut Atikë, Drejtoria e Operacioneve të Policisë Forcat e Sigurisë Ajrore) me qëllim luftën ndaj aktiviteteve të paligjshme në qendër të qytetit.

Janë kryer kontrolle në 442 persona, nga të cilët 129 të huaj rezultuan pa dokumente. Operacionet policore do të vijojnë, në kuadër të planit special operacional, në zona të ndryshme të Atikës dhe Selanikut.ABC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME