Categories Lajme

Operacioni i policisë në kryeqytet

Si rezultat i një operacioni të policisë së Tiranës në kryeqytet, 4 persona kanë përfunduar në pranga.“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan shtetasin F. A., 28 vjeç., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për “Vjedhje”, pasi në zonën e Vaqarrit, në Tiranë, me datë 04.02.2020, ka vjedhur në një servis, mjetin në pronësi të shtetasit A. M.

Gjithashtu, goditet një rast i organizimit të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara. Nga shërbimet e këtij Komisariati u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. K., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në pronësi të tij janë konstatuar një tavoline pokeri, fisha dhe letra bixhozi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 39 vjeç.

Punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi kanë gjetur një sasi prej 4 gr. lëndë të dyshuar narkotike, e llojit canabis sativa, e ndarë ne dy qese farmaceutike. -Gjithashtu, nga strukturat e DVP Tiranë është ndaluar shtetasi G. LL., 35 vjeç., banues në Mirditë, pasi ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME