Categories Lajme

Organizatat për të drejtat e njeriut: Greqia po i lë emigrantët pa ushqim

Autoritetet greke janë akuzuar nga organizatat për të drejtat se po përjashtojnë emigrantët dhe azilkërkuesit nga ndihma e ushqimit dhe parave. Kjo sipas tyre vjen për shkak të politikave të ashpra dhe planifikimit të dobët.

“Megjithëse praktikat ndryshojnë nga rajoni në rajon, vlerësohet afërsisht se 60 për qind e njerëzve që jetojnë në kampe nuk marrin ushqim”- thanë njëzet e gjashtë organizatat, përfshirë Këshillin Grek të Refugjatëve dhe Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit.

“Midis atyre që kanë mbetur të uritur, 25 për qind janë gra (përfshirë gratë shtatzëna), 40 për qind janë fëmijë, pacientë kronikë dhe pacientë me kushte të veçanta mjekësore dhe ushqyese.

Në disa vende, ushqimi nuk u sigurohet edhe atyre që janë vënë në karantinë për shkak të COVID-19”- thonë organizatat. Duke iu përgjigjur pretendimeve, Ministria e Migracionit e Greqisë tha se “të gjithë azilkërkuesit në kampet në ishuj dhe kontinent kanë të drejtë për ushqim” dhe furnizohen me tre vakte në ditë.

Por, autoritetet greke thanë se furnizimi nuk përfshin refugjatët që “duhet të largohen” nga kampet, ndërsa migrantët, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar “janë të detyruar të largohen nga vendi”. Ministria shtoi se refugjatët “kanë të drejtë të punojnë dhe mund të aplikojnë për shtesa për mbështetje të mëtejshme”, përfshirë një program integrimi të financuar nga Bashkimi Evropian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME