Categories Lajme

OSHEE bën “kërdinë”, 480 milion lekë për fuoristrada luksoze: Kompania është me humbje (FOTO)

Dhjetra të bu rgosur për vj edhje të energjisë elektrike, mijëra kontrolle për shkëputjen e lidhjeve të pal igjshme, qindra milion euro investime dhe dhjetra paralajmërime publike për dë nime të a shpra ndaj ab uzuesve, nuk kanë mjaftuar për të rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Kompania e mbylli vitin 2019 me 62 milion euro humbje dhe me një rritje të ardhurash të papërfillshme me vetëm 2 për qind.

Pavarësisht këtyre treguesve negativë, kompania duket se e mban dorën sa i përket shpenzimeve.

OSHEE ka hapur procedurat e një tenderi me shumë kolosale për të marrë makina me qira për tre vitet e ardhshme duke parashikuar të harxhojë thasë me para për fuoristrada luksoze.

Siç konfirmohet edhe nga dokumentet e dorëzuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, OSHEE parashikon të shpenzojë 479 milion lekë për të marrë me qira 155 makina të tipit fuoristradë.

140 nga këto makina, OSHEE kërkon të jenë fuoristrada me rimorkoi nga pas, kurse 15 të tjerë do të jenë fuoristrada klasike.

Kontrata me kompaninë fituese do të zgjasë 3 vite dhe përgjatë kësaj periudhe, OSHEE konfirmon se mund të paguajë deri në 479 milion lekë pa TVSH.

Nga një përllogaritje e thjesht, del se për një makinë OSHEE është e gatshme të paguajë mesatarisht 3.1 milion lekë për çdo makinë për tre vjet.

Në fund të afatit të marrëveshjes, OSHEE ia kthen makinat kompanisë koncensionare.

Një makinë tip fuoristradë e markave cilësore vlen mesatarisht 2.5-3 milion lekë, megjithatë OSHEE e ka parë të arsyeshme që të paguajë koncensionarin për tre vjet dhe jo t’i blejë, t’i ketë asete dhe t’i përdorë për më shumë se 3 vite duke kursyer qindra milion lekë të taksapaguesve shqiptar.

OSHEE ka rritur nga tenderi në tender shpenzimet për makina me qira, të cilat janë fituar me 90-95% të fondit limit, një shifër mjaft e dyshimtë kjo sa i përket procedurave të prokurimit publik. /abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME