Categories Lajme

“Pa sëmundje kronike”, Najada Çomo: Të shtruar në spitale mosha të reja, shumica janë të pavaksinuar

Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo deklaroi se aktualisht në spital janë rreth 130 persona të infektuar me koronavirus, të hospitalizuar.

Gjatë fjalës së saj në një konferencë të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Çomo tha se 12% e pacientëve janë në gjendje kritike, ndërsa ajo çka është alarmuese është fakti se shumë prej të shtruarve janë të moshave të reja. Sipas saj, kryesisht të shtruarit janë të pavaksinuar.

“Janë rreth 130 pacientë të shtruar sot që flasim prej të cilëve 12 % janë në formë kritike, 54% në formë të rëndë, dhe pjesa tjetër në formën e mesme të rëndë. Janë mosha të reja të shtruar në spital, që janë të pavaksinuar. Për t’u vlerësuar është se moshat e reja sot janë ata që nuk kanë sëmundje kronike.

Tjetër një grup që duhet vlerësuar janë gratë shtatzëna. Kanë ecur mirë në mënyrë mjekësore, por të gjitha të shtruarat kanë bërë lindje të parakohshme. Mbizotërojnë në grup të plot persona të pavaksinuar. Rreth më pak se 3-4% janë persona të vaksinuar, me dozën e parë apo të dytë.”, tha Çomo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME