Categories Lajme

Pa tampon! Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve për të gjitha vendet e rajonit

Maqedonia e Veriut ka bërë një tjetër hap drejt lehtësimit dhe pritet të hapë kufijtë pa detyrimin e tamponit për të gjitha vendet e rajonit. Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut është rekomanduar heqja e tamponit për qytetarët nga vendet e rajonit.

Ne mendojmë se është interes rajonal dhe ndër shtetëror që testet PCR të hiqen. Shtete të caktuara kanë rritje ose ulje të caktuara të rasteve me Covid-19, ndërsa ne si vend kemi analiza për atë se çfarë mund të na presë. Nuk mendoj që do të jenë kundër heqjes së testeve PCR”-tha Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Deri më sot Maqedonia ka hapur kufijtë pa kushte vetëm me Shqipërinë. Në nismën rajonale për heqjen e njëkohshme të tamponit, pritet edhe miratimi i masave që duhen respektuar për lëvizjen brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në rast se nuk ka marrëveshje rajonale, autoritetet në Shkup do të vendosin për heqjen e testeve me shtete të caktuara si Republikën e Kosovës dhe Serbinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME