Categories Lajme

Pacienti 1 në Itali mund të jetë një shqiptar

Ai quhet Xhoni Mustafaraj, është 18 vjeç, futbollist profesionist i kategorisë C me origjinë shqiptare e sëbashku me familjen jeton në Lodi. Për emisionin investigativ “Le Iene” ka rrëfyer historinë e sëmundjes së tij me Covid 19, nisur 3 javë para se në Itali të konfirmohej rasti i parë i pacientit të infektuar nga koronavirus. Zyrtarisht për autoritetet italiane pacienti 1 me Covid 19 identifikuar në komunën Codogno, konkretisht 31-vjeçari Mattia Maestri.

Por investigimi i bërë nga gazetarët e “Le Iene” dëshmojnë se në zonën e kuqe të Lombardisë, në territorin e provincës së Lodit, mund të ketë pasur raste të tjera para Mattias të prekur nga koronavirus. E i tillë është rasti i të riut shqiptar Xhoni Mustafaraj.

Më datë 2 shkurt 2020 shqiptari 18 vjeçar, Xhoni Mustafaraj, banues në komunën San Martino in Strada shtrohet në spital për vështirësi në frymëmarrje, humbje të shqisave të shijimit e të nuhatjes e me temperaturë të lartë. Pati të gjitha simptomat e Covid-19 e për dy javë rresht është kuruar në repartin e terapisë intesive.

Më pas prej datës 13 shkurt deri më 26 shkurt në atë të dializës për shkak të dëmtimit të celulave muskulare e hyrjes së tyre në gjak. Për 3 javë rresht Xhoni u kurua në spitalin e Lodit e nuk u diagonostikua për Covid 19, pasi nuk iu bë asnjë tampon sepse ishte ende herë e askush nuk kishte informacion mbi koronavirusin. 18-vjeçari rrëfen se iu deshën 2 muaj të rimarrë veten, e humbi mbi 10 kilogramë në peshë, por ja doli të shërohej. Xhoni dyshon fort se sëmundja e tij ishte rrjedhë e infektimit nga koronavirusi por që nuk iu vërtetua pasi nuk ishte shpallur ende emergjenca e virusit.

“Qe e vësthirë, kujton Xhoni sidomos ditët në terapinë intesive.” Pak ditë më parë, më 20 maj, ka kryer testin sieorologjik i cili ka konfirmuar se është negativ nga koronavirusi, por që trupi i tij ka formuar antikorpe që dëshmojnë se ka që i infektuar nga Covid 19. I riu shqiptar rrëfen se ka kërkuar të kryejë dhe tamponin Covid e është në pritje të përgjigjes nga spitali i Lodit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME