Categories Lajme

Pagat, Rama kërcënon me burg pronarët dhe administratorët e mediave dhe gjithë bizneseve

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e fundvitit me gazetarët është ndalur edhe te skandali i pagave. Ndër të tjera kreu i qeverisë foli edhe për një fenomen që nxori zbuluar ky skandal. Rama kërcënoi me burg pronarët dhe administratoret e mediave dhe gjithë bizneseve.

Për pagesat super të larta në media, kryeministri tha se kanë qenë në dijeni edhe më herët. Rama thehksoi se administratorët e mediave dhe bizneseve kanë afat deri në 20 janar për të bërë deklarimet e sakta, në të kundërt përballen me burg.

“Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe natyrisht shumë shqetësuese. Por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë dhe po heton. Kam arsye të besoj se së shpejt do të kemi rezultate dhe kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit.

Në këndvështrimin më afatmesëm kjo ngjarje mund të quhet edhe sic do ta përktheja jo cdo e keqe vjen vetëm për keq. Natyrisht ekspozimi i të dhënave është i papranueshëm, por nga ana tjetër sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e të gjithë atyre që kanë pasur ta shohin dhe askush nuk do të mund të ma thotë që po sulmojnë askënd, duke filluar nga mediat, pagat tuaja. Kemi kohë që e dimë.

Nuk është një situatë kjo e ngjashme me atë që ka qenë më parë, por është e papranueshme. Askush nuk do të ma thotë dot se po sulmojmë mediat. Duke filluar nga ato kompani që japin paga fiktive të rregullojnë deklarimet. Tatimet do të nisin një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime mosbesuese, duke iu kërkiuar që të vetërregullo9hen deri në 20 janar, që është data e deklarimeve të reja. Në rast mosrregullimi do të ketë hetim të thelluar për evazion dhe shkon në burg. Në këtë aspekt ne faktikisht kemi përgatitur një plan para se të ndodhte kjo, ne nuk mund të vazhdojmë të presim gradualitet sepse kemi zgjedhur gradualitetin vit pas viti për vetërregullimin”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME