12 vjet heqje lirie ka kërkuar këtë të mërkurë Prokuroria për Krimet e Rënda për Saimir Cullhajn.
33-vjeçari nga Shijaku u arrestua në Gusht të 2017-ës, pasi tentoi të trafikonte drejt Britanisë 3 kallashnikovë me anë të postës. Armët u kapen në aeroportin e Rinasit, pasi nuk mundën t’i shpëtonin skanerit.
Vetë Cullhaj i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka lidhje me trafikun e armëve dhe se nuk kishte dijeni se në pakot që do postonte kishte kallashnikovë të çmontuar. Postimin e 3 pakove ai tha se ia kishte kërkuar një miku i tij.
