Pamjet që do të shihni në videon e mëposhtme vijnë nga qyteti problematik italian, Napoli, aty ku një grup të rinjsh kanë d hunuar një shtetas me qëllim që ti merrnin motorin me të cilin ai po lëvizte. Siç shihet edhe nga pamjet në video, ata fillimisht e rrethojnë të riun, ushtrojnë dhunë ndaj tij dhe më pas arrijnë qëllimin për të cilin ishin nisur që në fillim. Pavarësisht tentativave të pronarit të mjetit për tu larguar, grupi i të rinjve, të maskuar, arritën të vidhnin motorin dhe të largoheshin nga aty.
Categories
Lajme