Categories Lajme

Pamje të dhimbshme nga Turqia, ende 22 persona janë nën rrënoja

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën edhe gjatë natës duke shpresuar të nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat. Termeti shkatërrimtar që goditi Turqinë të premten, u ka marrë jetën deri më tani 29 personave, dhe mbi 1400 kanë mbetur të plagosur. Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se përafërsisht 22 persona janë ende nën rrënoja, ndërsa deri më tani janë arritur të nxirren gjallë nga rrënojat 43 njerëz. Tërmeti me magnitudë 6.8 tronditi provincën Elazig, në lindje të kryeqytetit Ankara, rreth orës 19:00 të ditës së premte.

“Në fshatin tonë disa njerëz humbën jetën. Shpresoj që Zoti do të na ndihmojë”, tha Sinasi. “Kafshët tona ngordhën. Familjet e kaluan natën të mbuluar me batanije pranë një zjarri të vogël”, tha më tej ai për Reuters. Njëzet e pesë persona vdiqën vetëm në Elazig dhe katër të tjerë në provincën fqinje të Malatya. Ministri i Shëndetisë, tha se 128 persona të lënduar po marrin trajtim ku 34 prej tyre janë gjendje më kritike.


Presidenti Tayip Erdogan anuloi axhenden dhe udhëtoi për në Elazig dhe Malatya për të inspektuar ekipet e shpëtimit. Ai gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e varrimit të një gruaje që vdiq bashkë me djalin. “Ne po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe po përpiqemi që askush të mos mbetet pa ushqim”, tha ai. Praprakisht janë identifikuar 514 ndërtesa të dëmtuara rëndë dhe 409 ndërtesa të dëmtuara lehtë në Elazig dhe Malatya, ndërsa 72 objekte u shemben duke zënë brenda shumë njerëz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME