Categories Lajme

“Para 10 ditësh fola me të, më duket si ëndërr”, flet shoku i 17 vjeçarit që humbi jetën nga Covid

Koronavirusi i mori jetën 18-vjeçarit Qamil Seiti ditën e djeshme, i cili ishte pa asnjë sëmundje shoqëruese, një ngjarje tragjike që tronditi të gjithë vendin.

Në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live”, shoku i tij i fëmijërisë, Xhuliano tregoi më shumë për të riun.

Si e more vesh lajmin? “Kam qenë në shkollë në orë të dytë të tretë dhe na erdhi një lajm i pakonfirmuar. Thjesht që Qamili ka ndërruar jetë, kemi ngelur të shokuar, pa fjalë, se ai ka qenë njeri pozitiv pa asnjë sëmundje. Në fillim nuk e besuam. Unë e kam pasur shok fëmijërie, ka jetuar në Memaliaj dhe më pas u largua”, tha miku i tij.

Si e more vesh që ishte i infektuar me Covid? “Ai kishte shumë qejf kuzhinën, si pasion dhe punonte kur kishte kohë të lirë, donte të ishte dikush për më vonë. Ai vazhdoi një shkollë profesionale, donte punën, donte jetën. Babai i tij ishte në intubim”, tha ai.

Kur ke komunikuar për herë të fundit me të? “Komunikova para 10 ditësh para se të prekej. Na ka ardhur e papritur në fillim që nga karantinimi sepse jemi dhe në moshë të re. Ai ishte tip energjik, nuk i trembej diçkaje, nuk e mendonim shumë se do të prekeshim, ai mendonte për familjen për babanë, nënën. Familja e tyre përbëhet nga dy vëllezër dhe një motër më të mëdha se ai, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, veç babait”, tha Xhuliano./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME